Friday, May 27, 2011

Ja se si kanë arritur në finale Barça dhe United (VIDEO)


Nuk kanë mbetur shumë nga finalja e madhe e Ligës së Kampioneve kundrejt dy skuadrave më të mëdha në Europë që kërkojnë të bëjnë historinë në arenën Europiane.

Manchester United-Barcelona një finale e papërsëritshme e cila do të na dhurojë një mbremje të mrekullueshme. Gjithçka do të fillojë ditën e shtunë me 28 Maj në orën 20:45 në Wembley të Londrës.

Manchester United kërkon të marrë revanshin pas humbjes në finalen e 2009 kundrejt Barcelonës.

Barcelona kërkon të futet në histori duke u bërë skuadra më e mirë në botë dhe duke arritur në katër numrin e Ligave të Kampioneve.

Pep Guardiola në qoftë se arrin të fitojë Ligën e Kampioneve kundrejt Manchester United ai arrin të futet në histori si trajneri i cili arrin të fitojë Ligën e Kampioneve dy herë.

Ja se si të dyja ekipet kanë arritur deri në finalen e madhe:

Manchester United:

Manchester United 4-1 Schalke
Schalke 0-2 Manchester United
Manchester United 2-1 Chelsea
Chelsea 0-1 Manchester United
Manchester United 2-1 Marseille
Marseille 0-0 Manchester United

Barcelona:

Barcelona 1-1 Real Madrid
Real Madrid 0-2 Barcelona
Shakhtar Donetsk 0-1 Barcelona
Barcelona 5-1 Shakhtar Donetsk
Barcelona 3-1 Arsenal
Arsenal 2-1 Barcelona

Shikoni videon: