Saturday, May 21, 2011

Iniesta sheh disa kërcënime nga United


Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta, pranon se Manchester United ka disa lojtarë të rrezikshëm, para finales në Champions League.
Iniesta e vlerëson Wayne Rooney si fitues potencial të ndeshjes, por ka edhe disa të tjerë për të cilët ai është i vetëdijshëm.
“Rooney është njëri nga lojtarët më të mirë në botë dhe më pëlqen kur e shikoj duke luajtur”,deklaroi Iniesta për The Independent.
“Ata kanë Nanin dhe një mbrojtje të mirë. Por, nëse duhet të zgjedh njërin nga historia dhe nga arritjet e tyre, atëherë do të ishin Paul Scholes dhe Ryan Giggs. Ata janë dy shembuj të ndritshëm për një lojtar”.