Tuesday, May 10, 2011

Gerrard: Suarez, lojtar i ëndërrave


Forma e Luis Suarez në disa ndeshjet e fundit për Liverpoolin si duket ka filluar ta impresionoj edhe kapitenin e The Reds, Steven Gerrard i cili ka thënë se Suarez është lojtar i ëndërrave.
“Ai është lojtar i ëndërrave. Sa herë që e shikon ai të jep momente të mira, ai të jep opsione në çdo kohë”.
“Çka më impresionon edhe më shumë te ai është se kur nuk e ka topin vrapon shumë dhe kërkon atë që ta kthej përsëri në këmbët e veta”.
“Ishte minuta e 92 dhe e 93-të ndërsa ai dëshironte me çdo kusht që të shënonte edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Fulham. Ishte kënaqësi ta shikosh atë në këtë takim”, tha Gerrard për Sky Sports.