Del Piero do të veshë fanellën e Juventusit deri më 2012 pasi ai ka rinovuar kontratën e tij e cila përfundonte në fund të sezonit. Rinovimi i kontratës është bërë publike nga faqja zyrtare e Juventusit.
Presidenti i Juventusit dhe lojtari janë takur tek stadiumi i ri i skuadrës për të nënshkruar kontratën e re, e cila do të përfundojë më 30 Qershor 2012.
Me kë nështrim kontrateje mbyllet çdo hipotezë për largimin e tij nga "Zonja e Vjetër" e Italisë.