Saturday, May 21, 2011

Casillas: Ronaldo tani është simboli i Real Madrid


Kapiteni i Real Madrid, Iker Casillas, thotë se Cristiano Ronaldo është ikona e shkëlqyer e klubit, pasi Portugezi pritet këtë fundjavë ta fundos rekordin e golashënuesit më të mirë në Spanjë të të gjitha kohërave.
“Cristiano është simboli i këtij ekipi. Të shënosh 39 gola është një arritje e shkëlqyer. Nëse do të isha ai, nuk e di se çfarë do të mendoja sepse pasi ke shënuar të gjithë ato gola , nuk është normale të mos fitosh ligën. Ai ka treguar se është një lojtar me aftësi të frikshme”.
“Cristiano është pika kryesore e këtij ekipi. Ai është një fitues dhe është rëndë për atë kur ne humbim. Kjo më ka ndodhur mua në disa raste, kur ata më kanë parë me fytyrë të vrenjtur, por ato janë momente të veçuara – Cristiano dëshiron gjithmonë të fitojë”.